Ronaldo Sharka publikon videon i përlotur për të dhënë një mesazh të rëndësishëm

Ronaldo Sharka publikon videon i përlotur për të dhënë një mesazh të rëndësishëm

15:18, 07/02/2023
A+ Aa A-

Edhe pse nuk qëndroi shumë në “Big Brother Vip Albania”, moderatori Ronaldo Sharka tregoi se është një djalë energjik dhe gjithmonë i buzëqeshur.

Por pas atij djali që vetëm qesh, fshihet një njeri normal, që ka probleme, ka momente dobësie, ka momente të vështira në jetën e tij. Pas atij djali që qesh është edhe një djalë që qan dhe që ka guximin ta ndajë me të gjithë publikun një gjë të tillë.

Ronaldo ka ndarë një video në profilin e tij në Instagram ku shfaqet i përlotur, duke dhënë mesazhin që nuk e dëgjojmë shpesh nga personazhe të njohur: Është shumë në rregull të mos jesh mirë!

Ronaldo e ka shoqëruar me një shkrim të gjatë i cili thotë: “Kam qenë në dilemë nëse gjëra të tilla duhen postuar apo jo në rrjetet sociale. Po fundja, pse jo? Edhe ne njerëzit që dalim në ekran dhe në rrjet duke qeshur, edhe ne nuk jemi mirë. Edhe? Ja u a them unë! Edhe ju qe jeni duke kaluar gjëra në jetë, si gjithmonë. Fundja jeta keshtu është, është shume ok të mos jesh mirë! Eshte ok të qash, është ok të jesh njeri. Sepse Zoti nuk na jep më shumë halle seç mbajmë mbi supe. Siç më njohët në BigBrother dua të vazhdoni të më njihni në rrjetet e mia sociale. Unë jam i lumtur që jetoj, që ashtu siç qesh, ashtu edhe qaj sepse kam ndjenja ende brenda vetes. Ama, unë sërish qesh. Ndaj edhe ju miq, pavarësisht të gjithave, ju lutem gjeni forcen të qeshni sërish. Ju dua, Roniiiiii juaj çapaçul”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco