Beyonce ngeci në trafikun e Los Angelesit, mungon në pranimin e çmimit të parë në ‘Grammy Awards’

Beyonce ngeci në trafikun e Los Angelesit, mungon në pranimin e çmimit të parë në ‘Grammy Awards’

10:10, 06/02/2023
A+ Aa A-

Beyonce humbi fitoren e saj të parë të natës në “Grammy 2023” sepse ajo ishte e bllokuar në trafik jashtë arenës.

Pasi këngëtarja e “Break My Soul” fitoi çmimin për këngën më të mirë “R&B”, Terius Nash dhe Nile Rodgers nxituan në skenë për të marrë çmimin në emër të saj.

Ndërsa Nash, i njohur si The-Dream, falënderoi shkurtimisht turmën në një fjalim të censuruar, Trevor Noah më pas hyri për të dhënë një shpjegim.

“Pra, me të vërtetë, Beyonce është në rrugën e saj. E mira e organizimit të Grammy-ve në Los Angeles është se të gjithë mund të jenë këtu, e keqja e organizimit të Grammy-ve në LA është trafiku”, shpjegoi Noah, pavarësisht se kishte kaluar tashmë gjysmë ore në shfaqje.

Ish-prezantuesi i “Daily Show” vazhdoi të shpjegoi se me fitoren do të thotë që Beyonce është e barabartë me George Solti për më shumë Grammy të të gjitha kohërave,  31 të tillë.

Edhe pse Beyonce mbërriti më vonë, burri i saj, reperi Jay-Z, u pa në turmë pa të.

Megjithatë, ajo iu bashkua reperit në turmë pak më vonë dhe iu dorëzua çmimi i parë i natës ndërsa ishte ulur në tryezën e saj.

Para shfaqjes kryesore, ylli i “Single Ladies” mori trofetë për “Kënga më e mirë dance/elektronike” dhe “Performancën më të mirë R&B”.

Ajo u nominua për nëntë çmime gjithsej.

Jay-Z ishte i nominuar si tekstshkrues së bashku me gruan e tij për “Albumin e vitit” dhe “Këngën e vitit”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco