Godet sërish 'Miss Inteligjenca' Dea Mishel: Luizi më ka frikë

Godet sërish 'Miss Inteligjenca' Dea Mishel: Luizi më ka frikë

09:38, 06/02/2023
A+ Aa A-

Duke e konsideruar veten si një “lojtare të fortë”, të cilën edhe Luizi e ka frikë, Dea Mishel ka habitur sërish me deklaratat e fundit.

Duke diskutuar me banorët, Dea u shpreh se Luizi e ka frikë, pasi e di që nuk do të arrijë ta nxjerrë Dean nga vetja. Sipas Deas, e vetmja strategji e Luizit, është t’i nxjerrë njerëzit nga vetja.

“Luizi është trembur nga unë dhe kam frikë se do e kamuflojë duke thënë “po e injoroj”, por ai ka frikë nga unë. Unë jam shumë e ftohtë, ai e humbi fare dje me mua, fakti që nuk më nxjerr dot nga vetja e tremb shumë”-tha Dea.

Luiz Ejlli u zgjua i përlotur sot pas eliminimet të një prej banores me të cilat ishte më i afërt, Efi Dhedhes. Në një bisedë me Armaldon ai u shpreh se për lojën, do të ishte më mirë të kishte dalë Kiara.

“Të kishte ikur Kiara, për lojën, do të ishte më mirë për mua. Absolutisht më mirë”-tha Luizi.

“Edhe unë këtë mendova, që mund të ikte Kiara dhe ti dhe Efi do të bënit një lojë më të fortë”, ia ktheu Armaldo.

“Do i kishim marrë para”, tha Luizi, duke diskutuar se si do të kishte shkuar strategjia në rast se do të ishte eliminuar Kiara në vend të Efit.

Luizi është një prej banorëve më të prekur nga eliminimi i papritur, pasi ai dhe Efi, kishin krijuar një grup të fortë dhe kishin fituar simpatinë e shumicës së publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco