Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Bebe Rexha parakalon në tapetin e kuq të ‘Grammy Awards 2023’, shkëlqen me look-un e saj

Bebe Rexha parakalon në tapetin e kuq të ‘Grammy Awards 2023’, shkëlqen me look-un e saj

22:33, 05/02/2023
A+ Aa A-

Ka filluar zyrtarisht edicioni i 65-të i ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards”.

E pranishme në këtë mbrëmje është edhe artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo ka parakaluar në tapetin e kuq të ngjarjes që po mbahet në “Crypto.com Arena” të Los Angelesit, me një paraqitje plot glamur.

E veshur me një fustan të gjatë rozë të materialit saten dhe me prerje te pjesa e dekoltesë, Rexha ka lënë gjurmë me paraqitjen e saj elegante në ‘Grammy Awards 2023’.

Bebe Rexha përndryshe është sivjet shqiptarja e vetme e nominuar për një çmim në ‘Grammy Awards’.

Ajo lufton për të marrë çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm me David Guettan, “I’m Good (Blue)”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco