Po mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards 2023’, Bebe Rexha e nominuar

Po mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards 2023’, Bebe Rexha e nominuar

22:14, 05/02/2023
A+ Aa A-

Sonte mbahet ceremonia më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve të muzikës, ‘Grammy Awards 2023’.

Ngjarja sivjet zhvillohet në ‘Crypto.com Arena’ në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nderon me çmime arritjet më të mëdha të vitit në fushën e muzikës.

Mes shumë çmimeve që do të ndahen, mes kryesoreve mbeten: “Kënga më e mirë e vitit”, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit”, “Artisti më i mirë i viti” dhe “Albumi i mirë i vitit”.

E nominuar në këtë event është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo lufton për të marrë çmimin ‘Kënga më e mirë ritmike/elektronike’, për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm, “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco