Selena Gomez tregohet e ‘guximshme’, poston foto pa filtra dhe pa makeup

Selena Gomez tregohet e ‘guximshme’, poston foto pa filtra dhe pa makeup

17:21, 05/02/2023
A+ Aa A-

Selena Gomez nuk fshihet pas filtrave, modifikimeve apo grimit… përkundrazi, ajo ka nxjerr në pah fytyrën e saj natyrale.

Së fundmi, aktorja dhe këngëtarja e njohur vendosi t’i bashkohet artistëve të tjerë të ndryshëm që kanë vendosur të jenë natyral duke postuar foto të tyre pa filtra apo grim në rrjetet sociale.

Ylli i “Only Murders In The Building” ndau një seri ‘selfie’ që në vetvete nuk do të ishin lajm, por këto foto bien në sy, sepse ato janë padyshim të pafiltruara.

Selena ka shkruar sipër fotove:”Unë”, ku ajo i la gjithashtu flokët e saj kaçurrela natyrale.

Ndërsa disa të famshëm nuk postojnë kurrë foto pa filtra, grim ose modifikime profesionale  ose ‘photoshop’ 30-vjeçarja bëri lëvizjen e guximshme.

Postimi i saj është i mbushur me komente pozitive, me njerëz që vënë në dukje “bukurinë e saj natyrale” dhe e duartrokasin atë për dërgimin e një mesazhi pozitiv për vajzat dhe gratë e reja .

Ndërkohë, artistja e njohur e cila zotëron linjën e grimit “Rare Beauty” javëve të fundit u përfol për një lidhje romantike me Drew Taggart.

Megjithatë në një postim në rrjete sociale ajo la të kuptohet se vetëm dhe po e shijon këtë periudhë duke iu përkushtuar vetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco