A është penduar që puthi Luizin? Kiara përgjigjet pa hezituar

A është penduar që puthi Luizin? Kiara përgjigjet pa hezituar

20:12, 03/02/2023
A+ Aa A-

Kiara Tito vendosi që të bënte një hap mjaft të rëndësishëm në raportin e saj me Luiz Ejllin, gjatë dasmës që u zhvillua në kuadër të lojës, moderatorja i dhuroi këngëtarit puthjen që ai kishte kohë që e priste.

Kjo ishte një befasi për banorët dhe publikun, por më shumë për Luizin i cili tha se nuk e besonte qe do të merrte një  hap te tille pasi mendonte qe do ta puthte vetëm ne faqe e ai ne ballë.

Por a është penduar që e bëri një veprim të tillë? Këtë pyetje ia ka bërë Luizi teksa ishte i shtrirë në krevatin e saj, a gjeni dot se si u përgjigj Kiara? Ajo tha menjëherë “jo”, nuk është penduar.

Ajo tha se përderisa e ndjente atë gjë edhe nesër po te përfundonte lidhja nuk do te pendohej, ndërsa Luizi sigurisht ishte i lumtur gjithë mbrëmjen dhe tha se e ka fituar “Big Brother” pasi fitoi Kiaren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco