Nuk është gjithçka Photoshop/ Kylie Jenner mahnit me trupin e tonifikuar në plazh

Nuk është gjithçka Photoshop/ Kylie Jenner mahnit me trupin e tonifikuar në plazh

18:39, 02/02/2023
A+ Aa A-

Kylie Jenner është fotografuar duke shijuar pushimet në Karaibe, pasi njoftoi muajin e kaluar se ishte ndarë nga partneri i saj prej shumë kohësh, reperi Travis Scott.

25-vjeçarja, e cila së fundmi tërhoqi vëmendjen për paraqitjen e saj në sfilatën e modës Schiaparelli gjatë Javës së Modës në Paris, u pa në ishujt Turks & Caicos.

Manjatja e kozmetikës, njëherësh pronarja e markës Kylie Cosmetics, u shfaq në plazh me bikini të thjeshta që nxirrnin në pah trupin e saj të tonifikuar, një vit pasi solli në jetë djalin e saj. 

Në këtë mënyrë, ajo i përgënjeshtroi pretendimet e vazhdueshme për klanin Kardashian/Jenner për përdorimin e tepruar të Photoshopit.

Kujtojmë që Kylie ishte sërish në qendër të vëmendjes së mediave botërore ditë më parë për shfaqjen e saj në Paris.

Ylli televiziv kishte vendosur një kokë luani ngjitur me fustanin e saj të zi dukë tërhequr vëmendje me aksesorin e madh prej pelushi teksa pozonte për fotografët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco