Luizi jo vetëm ka një shpjegim, por edhe e 'çmon' indiferentizmin e Kiarës kundrejt tij

Luizi jo vetëm ka një shpjegim, por edhe e 'çmon' indiferentizmin e Kiarës kundrejt tij

10:19, 02/02/2023
A+ Aa A-

Sa më shumë ta refuzojë një vajzë, aq më shumë do t’i shkojë nga pas djali.

Këtë tregoi pak a shumë Luizi me deklaratën e tij, ku u shpreh se nëse po merret akoma me Kiarën është për faktin se ajo nuk ia ka kthyer në të njejtën mënyrë që në fillim “dashurinë” e tij.
Këngëtari e justifikoi kështu faktin që Kiara bën si “e vështirë” ndaj tij, sjellje e cila shpesh është diskutuar jo vetëm nga banorët, por edhe nga publiku.

“Kiara ka ardhur këtu që të tregojë kush është Kiara Tito, që të tregojë edukatën e familjes së saj. Karakterin, parimet, vlerat si duhet të sillet një femër edhe kur dashuria është super e vërtetë nga ana e një djali. Dhe si duhet të qëndrojë një femër stoike, mos të ndikohet as prej banorëve, as prej meje, as prej opinionit, as prej Arbanës, as prej gjithë Shqipërisë. Unë jam këtu sepse kjo është kështu. Gjërat e lehta ashtu si i merr edhe i lëshon. Të duket sikur e ke në dorë gjithmonë,-ka shpjeguar Luizi në një bisedë ku pjesë ishte edhe Armaldo dhe Kiara.

“A e konfirmove domethënë,”-është shprehur Kiara pas deklaratës së Luizit.

Më herët edhe vetë moderatorja me fjalë të tjera është shprehur njësoj si Luizi teksa shpjegonte pse nuk e pranonte dashurinë e tij. Edhe sipas Kiarës gjërat e lehta nuk zgjasin shumë dhe ajo kishte nevojë për kohë që të kuptonte nëse qëllimet e Luizit ndaj saj ishin të vërteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco