Olta dhe Luizi thurin plane, ja cilit banor ia kanë vënë syrin!

Olta dhe Luizi thurin plane, ja cilit banor ia kanë vënë syrin!

17:44, 01/02/2023
A+ Aa A-

Loja e “Big Brother Vip” sa vjen e nxehet më shumë. Ndonëse nuk mund të themi të njëjtën gjë për të gjithë banorët. Duket sikur janë vetëm një grup që janë aktiv në lojë gjithë kohës dhe komentohen, ndërsa një pjesë tjetër zgjedh të shoh rehatinë e tyre.

Mëngjesin e sotëm Olta Gixhari një ndër banoret aktive në shtëpi, është zgjuar e mërzitur aq sa ka shpërthyer në lot. Aktorja u shpreh se ishte e mbushur nga prime-i mbrëmshëm, për ato çfarë i tha Arbana dhe Zhaku, aq sa mendoi edhe largimin nga shtëpia.

Mirëpo kjo ishte në momentin kur ishte e nxehur, pasi u qetësua ajo u shpreh se tani që është brenda nuk e mendon të tërhiqet. Së fundmi në një bisedë me Luizin madje ajo ka bërë edhe “plane” cilin banor do të fusin në rrjedhën e lojës.

Së bashku me Ejlli ata kanë parë nga Valbona duke u shprehur: Kësaj duhet t’i bijmë. Sigurisht në kontekstin e lojës në mënyrë që të jetë më aktive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco