Jo vetëm që nuk u manipulua, por Efi e përshkruan kështu Oltën brenda shtëpisë

Jo vetëm që nuk u manipulua, por Efi e përshkruan kështu Oltën brenda shtëpisë

09:01, 29/01/2023
A+ Aa A-

Olta Gixhari dhe Efi Dhedhes prime-in e kaluar patën një debat të ashpër me njëra-tjetrën. Për të sheshuar marrëdhëniet midis tyre, produksioni iu organizoi një darkë vetëm për vetëm.

Pas darkës u duk, sikur Efi u kthye në anën e Oltës pasi biseduan dhe qeshën me njëra-tjetrën. Mirëpo, më vonë vetë ish-konkurrentja e Për’puthen e tha me gojën e saj se Olta nuk e manipulon dot.

Prime-in e djeshëm Efi dhe Olta janë vendosur sërish në qendër të vëmendjes, ku Efi nuk i kurseu disa komente për aktoren.

“Vazhdoj të mendoj se është një personazh negativ këtu brenda”, tha Efi për Oltën.

Ndërsa Gixhari nga ana tjetër refuzoi ta komentonte këtë situatë.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së djeshme, Olta u shpreh se Efi do e kërkojë sërish, por ajo e ka mbyllur me të.

“E kam mbyllur unë me Efin. Efi edhe po të më kthehet prap siç m’u kthye e kam të mbyllur unë me të. Ajo po ndenji në shtëpi do të vijë një moment që do të vazhdojë prap me mua dhe unë e di shumë mirë, por unë e kam të mbyllur. Nuk kam fare interes, e di ajo,”- i tha Olta Kristit në një bisedë me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco