Pas përjashtimit, Kejvina reagoi për shpullën ndaj Luizit

Pas përjashtimit, Kejvina reagoi për shpullën ndaj Luizit

10:27, 27/01/2023
A+ Aa A-

Kejvina Kthella u përjashtua nga formati “Big Brother VIP Albania” pas një skene të turpshme me njërin nga konkurrentët.

Në debat e sipër me këngëtarin Luiz Ejlli, ajo doli jashtë kontrollit dhe u ngrit nga vendi duke e qëlluar dy herë me shpullë, ndërsa Luizi nuk reagoi.

Produksioni tentoi ta fshehë këtë moment duke mos e cekur aspak gjatë mbrëmjes së emisionit, mirëpo ishte videoja e shpullës që “Iconstyle” shpërndau ekskluzivisht, që detyroi produksionin të marrë masa.

Kejvina u përjashtua menjëherë nga shtëpia pas thyerjes së rregullave dhe kësaj skene të shëmtuar në ekran.

Pas disa ditësh në heshtje, ajo ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram dhe duket se nuk ka reflektuar aspak! Asaj i duket ende e drejtë shpulla dhe nuk pranon t’i kërkojë falje Luizit, duke provuar edhe njëherë pse përjashtimi i saj ishte vendimi i duhur.

Me Luizin nuk dëshiron “paqe”, por pasi ka parë numrin e ‘frikshëm’ të mbështetësve që Luizi ka jashtë shtëpisë, ka tentuar të rregullojë marrëdhënien me ta, duke i kërkuar një ndjesë përciptazi.

“Shpulla më ndihmoi” të dilja prej asaj çmendine, shkruan Kejvina, a thua se të tjerët e morën dhe e futën aty me dhunë!

Më poshtë keni reagimin e saj:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco