Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë

Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë

09:08, 25/01/2023
A+ Aa A-

Paris Hilton të martën tronditi ndjekësit e saj kur zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë përmes një nëne surrogate.

Siç njoftoi Hilton ajo dhe bashkëshorti i saj Carter Reum u bënë prindër të një djali.

41 vjeçarja bëri njoftimin përmes Instagramit ku publikoi një foto të nënës së re duke shtrënguar dorën e foshnjes së saj.

Image

Shoqja e ngushtë e Hilton, Kim Kardashian shkroi në sesionin e komenteve:

'Shumë e lumtur për ju' koment të cilin e shoqëroi më zemra.

Image

Hilton ka zbuluar më parë se ishte Kim që e prezantoi atë me mjekun e saj të fertilitetit.

Në një deklaratë për  PEOPLE  të martën, Hilton foli për fillimin më në fund të një familje me burrin, si dhe dashurinë që ndajnë për djalin e tyre.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të bëhesha nënë dhe jam shumë e lumtur që unë dhe Carter gjetëm njëri-tjetrin. 

“Ne jemi shumë të emocionuar që fillojmë familjen tonë së bashku dhe zemrat tona po shpërthejnë nga dashuria për djalin tonë.

Ajo nuk ka treguar më shumë detaje rreth lindjes.

Megjithëse ky është fëmija i parë i Hilton, Reum, 40 vjeç, ka një vajzë 10-vjeçare me Laura Bellizzi , të cilën ai dyshohet se e ka parë 'vetëm një herë'. 

Të shumtë ishin personazhe që uruan Paris Hilton në mesin e tyre yje si Chrissy Teigen, modolet e Victoria Secret  Lily Aldridge, Jasmine Tookes dhe Sara Sampaio si dhe aktorja e madhe Elle Fanning.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco