Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Baldwin tërhoqi këmbëzën/ Intervista që do e përndjekë aktorin e njohur

Baldwin tërhoqi këmbëzën/ Intervista që do e përndjekë aktorin e njohur

20:13, 19/01/2023
A+ Aa A-

Aktori i njohur amerikan, Alec Baldëin, është paditur për vrasje të pavullnetshme. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë në setin e filmit ‘Rust’, që tronditi opinionin botëror.

Aktori qëlloi për vdekje kinematografen Halyna Hutchins, me një armë që nuk supozohej të ishte e mbushur.

Prokuroria tha se ishte vetë aktori që tërhoqi këmbëzën e armës, një akuzë që ai e pati mohuar.

Ekspertët thonë se aktori bëri një gabim shumë të rëndë kur pas ngjarjes tragjike, doli në një intervistë dhe deklaroi se ai nuk e kishte tërhequr këmbëzën. Kjo deklaratë do kthehet dhe do e përndjekë, thanë ekspertët.

Nën akuzë është edhe Hannah Gutierrez Reed, përgjegjëse për armët në setin e xhirimit.

Të dy rrezikojnë 18 muaj burg dhe një gjobë prej 5 mijë dollarësh nëse dënohen.

Avokatët e tyre thanë se do të luftojnë në gjyq kundër këtyre akuzave.

Në tetor të vitit të shkuar, aktori 64-vjeçar dhe kompania filmike thanë se kishin arritur një marrëveshje për një shumë të pacaktuar me familjen e viktimës.

Kjo e fundit ndërroi jetë në spital pasi u qëllua në gjoks. Incidenti rezultoi në akuza për neglizhencë, ndërsa pati thirrje që të ndryshohen protokollet e sigurisë në setet e xhirimit të filmave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco