Pas dy martesave të dështuara, Tuna nuse për herë të tretë? Ja detaji që ngriti dyshimet

Pas dy martesave të dështuara, Tuna nuse për herë të tretë? Ja detaji që ngriti dyshimet

18:10, 19/01/2023
A+ Aa A-

Përmes një InstaStory ajo ka postuar një video nga atelia e dizajnerit, Valdrin Sahiti. “Nkonsult  te ky shoku jon ma i talentumi për vellon e tretë”, ka shkruar ajo teksa po i shfaqte vellot e mrekullueshme.

Image

Ndoshta këngëtarja le të kuptohet se mos është pjesë e një videoklipi por mbetet të shihet. Kujtojmë se, martesa e parë e saj ka qenë me Rilind Rekën, dasma e të cilëve bëri shumë bujë për luksin, por që u ndanë.

Image

Pas disa vitesh, Tuna bëri publike lidhjen me reperin Cozman, të cilët lanë superhitin “Fenix”, në vitin 2013.

Image

E kur kjo lidhje përfundoi, Tuna sërish bëri zhurmë me lidhjen e saj të re me Patris Berishën, vëllain e këngëtarit Robert Berisha. Kështu nga martesa e tyre dyshja kanë edhe dy djem, Tiani dhe Zeni, por, edhe martesa e dytë asaj i dështoi pasi ka larguar mbiemrin e tij kohë më parë nga Instagrami dhe po ashtu Tianit ia ka ndërruar, duke ia vendosur mbiemrin e saj të vajzërisë.

Image

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë pasur një lidhje të komplikuar, duke e shënjuar këtë histori me ndarje dhe ribashkime. Vetëm pak kohë në media u përfol për një rikthim të dyshes, pasi këngëtarja dhe ish-partneri i saj shkuan me pushime në Dubai së bashku me dy djemtë e tyre.

Por që prej asaj dite në media ka pasur disa qëndrime kontradiktore mes të dyve. Kanë qenë pushimet që ata kanë kaluar si familje, çfarë na kanë sjellë një tjetër variant të kësaj historie. Megjithatë, çifti është ndarë, ndonëse sot ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për hir të fëmijëve.

Mirëpo së fundmi, Tuna ka bërë një deklaratë të fortë ndaj ish-partnerit të saj, ku e akuzon se vendos ‘qejfet’ e tij para shëndetit të fëmijëve. Me anë të një postimi në InstaStory, artistja publikoi fillimisht një shkrim në anglisht ku thuhej: “Të gjithë mund të kenë një fëmijë dhe ta quajnë veten ‘Prindër. Një prind i vërtetë është ai që vendos fëmijën sipër nevojave dhe dëshirave të tij egoiste”

 

   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco