Kim Kardashian blen për 163.800 paund bizhuterinë e preferuar të Princeshës Diana

Kim Kardashian blen për 163.800 paund bizhuterinë e preferuar të Princeshës Diana

17:13, 19/01/2023
A+ Aa A-

Kim Kardashian, ka blerë në një ankand një nga bizhuteritë më të preferuara të Princeshës Diana. Bëhet fjalë për një kryq ametisti që është krijuar nga dizajneri i bizhuterive Garrard në vitin 1920.

Princeshë Diana e mbajti kryqin në shumë nga daljet e saj publike, përfshirë një mbrëmje gala për bamirësi të mbajtur në Londër në tetor të vitit 1987.

Në atë mbrëmje ajo e kombinoi kryqit me një fustan një fustan barok kadife të krijuar nga Catherine Walker & Co.

Sipas një artikulli të Forbes për kryqin pati katër oferta gjatë pesë minutave që zgjati ankandi dhe u shit për 163.800 paund, më shumë se dyfishi i vlerësimit fillestar.

Kryqi Attallah u ble fillimisht nga biznesmeni Naim Atala në vitin 1980 dhe duke qenë se kishte miqësi me të, ai ia dha disa herë “borxh” Princeshë Dianës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco