Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

Banorët ia arrijnë qëllimit! ‘Përplasen’ Kiara dhe Luizi

Banorët ia arrijnë qëllimit! ‘Përplasen’ Kiara dhe Luizi

15:43, 19/01/2023
A+ Aa A-

Një diskutim i gjatë është zhvilluar gjatë ditës së sotme në “Big Brother Vip” mes dyshes Luiz-Kiara. Ka qenë kjo e fundit, ajo që e ka ftuar Luizin për një kafe, ku më pas kanë nisur një diskutim rreth marrëdhënies së tyre.

Kiara shprehur pakënaqësinë e saj në lidhje me faktin se Luizi ka pyetur edhe banorë të tjerë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Kjo sipas saj, po i ndikon për keq këngëtarit. Dhe diskutimi mes tyre nis pikërisht nga veprimi i Luizit dhe mendimet që kanë dhënë banorët. Gjithashtu Kiara mohoi aludimet e Kristit se ajo po e përdor Luizin për lojë, madje i tha atij se ai mund të llogarisë gjëra për lojë.

Mes të tjerash Kiara i tregoi Luizit se ai është personi i vetëm që e ka bërë të qeshë në shtëpi dhe ia ka zbukuruar “Big Brother-in” e saj.

Pjesë nga diskutimi:

Kiara: Çfarë ndjejnë dy njerëz për njëri-tjetrin, nuk e di një njeri i tretë. Nëse të flasin, të flasin edhe për të të ndikuar për keq, siç po ndikohesh. Sepse të shoh që mërzitesh, të ngel hatri për gjëra kot. Do të besosh ça të thonë të tjerët? Vazhdo. U lodhe? Lodhu sa të duash, nuk më intereson fare, nëse lodhesh me kaq imagjino gjërat e tjera. Nëse vazhdon kështu, vazhdo mbaj distancë. Nëse ti lodhesh dhe vazhdon diskuton me të tjerët për këtë çështje dhe merr mendime, vazhdo diskutoje ose gjej ndonjë tjetër për t’u marrë. Ato që ndiej nuk t’i them dot. Nëse ti lodhesh nuk do t’i them kurrë. Nuk jam për lojëra unë o Luiz, nuk bëj lojëra. Ti mund të jesh që i llogarit gjërat për lojë.

Luizi: Po në lojë a të kam dëmtuar?

Kiara: Jo, unë kështu jam. Nuk bëj lojëra. Nuk i bëj dot. Ti vetëm ma ke zbukuruar këtë “Big Brother”. Unë kam nevojë të të njoh, se si vendos ta bëj këtë është puna ime. Nëse ti nuk je dakord, mirupafshim. Pse duhet ta zgjasim? Nëse po ndjehesh keq tërhiqu. Nëse ndikohesh nga fjalët e të tjerëve… Ndodhi çafrë ndodhi dhe unë prapë ulem përballë teje, kjo është gjë shumë e madhe, se mund të të kisha vënë edhe vizën. Je shumë i nxituar, e vë re në shumë gjëra, kjo gjë nuk më pëlqen. Siç i merr gjërat shumë shpejt, mund edhe t’i lëshosh pastaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco