Merr fund sherri/ Arbenita sërish në krahët e Feros, si u ribashkua çifti

Merr fund sherri/ Arbenita sërish në krahët e Feros, si u ribashkua çifti

12:23, 03/01/2023
A+ Aa A-

Arbenita Ismajli dhe Fero, prindër të një vajze, duket se kanë rikuperuar marrëdhënien e tyre.

Pas krizës së përjetuar vetëm pak javë më parë, dyshja e ka gjetur gjuhën e përbashkët, duke iu rikthyer edhe njëherë raportit të tyre.

Image

Për festat e fundvitit, çifti ka publikuar një foto duke u puthur, duke i dhënë fund kështu historisë së sherreve dhe xhelozive. Reperi dhe partnerja e tij përjetuan një krizë dhe kjo u vërtetua pasi u zbulua se nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Pasi lajmi u përhap kudo, dyshja thumbuan hapur njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Pas disa ditë qetësie ka qenë modelja që riktheu vëmendjen te situate e tyre me një postim që ka hedhur.

“Dua Lipa po mban gjallë kulturën shqiptare, pasi po del me meshkuj të shëmtuar siç bëjnë gratë shqiptare”, shkruhet në postimin, i cili po konsiderohet si një thumb drejtuar ish-it të saj.

Reperi Fero Fera u shpreh me nota tallëse dhe ironike gjatë një ‘Live’ në “Instagram” se Arbenita Ismajli e ka lënë dhe po vuan shumë për këtë gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco