Kejvina shpërthen në lot brenda 'BBV', arsyeja është absurde

Kejvina shpërthen në lot brenda 'BBV', arsyeja është absurde

18:18, 02/01/2023
A+ Aa A-

Kejvina Kthella ka shpërthyer në lot brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Por, a e dini cila është arsyeja? Pikërisht mungesa e cigareve.

Po, po ky fakt ka bërë që modelja të acarohet me banorët që i kanë mbaruar cigaret dhe të qajë. Olta Gixhari është përpjekur ta qetësojë, por më kot.

Kejvina duket më e mërzitur se kurrë.

Më herët kujtojmë që Kejvina ka treguar një aksident që i kishte ndodhur kohë më parë. Më tej, ajo zbuloi edhe se ka qenë në kërkim.

“Unë kam ikur nga vendi i aksidentit njëherë, mund të isha në kërkim. Më ka ndonjë adrenalinë ndonjëherë, më vjen nga hiçi dhe marr kot. Sikur kam pirë diçka. Isha në makinë me dy shoqet e mia, kot, duke i dhënë makinës shpejt. Kot, nuk kisha asnjë punë. Duke bërë si Schumacher. Ishte një Fiat, e vogël, por makina ime e mori. Këta të shkretit ishin nisur edhe për në spital, o zot, nejse, ky burri ishte shumë i mirë. Doli ajo gruaja, unë e di që e kam bërë gabim i thashë, ja prit të vijë Policia. Kjo gruaja po më acaronte, Policia po vonohej, mora makinën dhe ika për Vlorë. Ika në Vlorë si zonjë me shoqet e kështu. Më falni. Ka ndodhur para 1 viti. Makina ime ishte me qera, më merr djali dhe më thotë o Kejvina ke dalë në kërkim. Ohu thashë që nuk erdhi Policia. Pagova gjobën dhe ika. Ata më kërkuan 200 euro, më vjen inat”, tha ajo në rrëfimin e saj ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco