Stresi pret dëshpërimisht një mesazh nga Kejsi dhe për këtë ka një arsye të fortë!

Stresi pret dëshpërimisht një mesazh nga Kejsi dhe për këtë ka një arsye të fortë!

16:37, 02/01/2023
A+ Aa A-

Ndonëse nuk është pjesë e “Big Brother Vip Kosova” ish e dashura e Stresit, Kejsi është përmendur në çdo moment.

Arkimed Lushaj ka shfrytëzuar çdo bisedë dhe çdo moment për t’i dërguar sinjale ish-bashkëshortes së tij.

Por, edhe përpjekjet pa një përgjigje nga ana e Kejsit duket se kanë filluar ta lodhin reperin. Së fundmi në një bisedë me Gjonin Stresi e ka shprehur qartë që pret një reagim nga ajo.

“A je burrnesh, çoje një mesazh, thuaj të uroj suksese në lojë. Mos më lër mua me kokë varur. Jepe ti një mesazh, thuaj unë kam jetën time, të uroj të gjesh më të mirat e jetës,”-ka deklaruar Stresi.

Më tej ai shtoi se i frikësohet edhe vetes se mos brenda shtëpisë tundohet nga ndonjë vajzë tjetër.

“Ia ka frikën shumë këtij reality-show. A e din çfarë do të thotë të vijë një vajzë e mirë dhe të të pëlqejë. Jam burrë. Ia kam frikën ndjenjave.”

Më herët Stresit iu drejtua pyetja se çfarë do t’i mbetej pishman në aventurën e “BBVK” nëse eliminohet. Përgjigja e reperit ishte tepër troç dhe e qartë, teksa iu përgjërua publikisht Keisit që të shkojë ta takojë atje.

“Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit, por nëse dal do jetë pishman… nëse gjithë kjo shtëpi e madhe “BBVK”, nëse do dal nesër do jetë pishmani i jetës nëse do ma realizojnë ëndrrën time, që bashkëshorten time të ma sjellin këtu. Keisi të përgjërohem hajde, ma plotëso dëshirën mua dhe të gjithë atyre që ma duan të mirën edhe ik kur të duash. Ky është misioni im, që të fitoj dashurinë time më të madhe të jetës”- u shpreh reperi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco