A do të rinisë seriali ‘Njerëz dhe Fate’? Flasin protagonistët. Aktori Arben Derhemi: Do të jem producent i 10 serive…

A do të rinisë seriali ‘Njerëz dhe Fate’? Flasin protagonistët. Aktori Arben Derhemi: Do të jem producent i 10 serive…

11:11, 01/01/2023
A+ Aa A-

“Njerëz dhe Fate” duket se do të vijë në ekranet shqiptare me 10 seritë e ardhshme të tij.

Kështu ka deklaruar një nga protagonistët e serialit të famshëm shqiptar, aktori Arben Derhemi i cili sinjalizoi këtë rikthim pak kohë më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Derhemi deklaroi gjatë një emisioni në RTSH se kur e jep fjalën e mban deri në fund, duke nënkuptuar se seriali shumë i dashur për shqiptarët do të rikthehet sërish.

“Unë kam hedhur diçka në rrjetet sociale dhe atë e di unë si personi që do jem edhe producent i 10 serive të ardhshme. Kur jap fjalën e mbaj deri në fund atë fjalë. Kështu që atë e di unë”, deklaroi ai.

Të njëjtën gjë pohuan edhe protagonistët  e tjerë të këtij filmi të cilët ishin të ftuar në program.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco