Tradhti dhe 'varësi', ish-konkurrentet e Për’puthen rrëfejnë ndarjet nga ish-partnerët

Tradhti dhe 'varësi', ish-konkurrentet e Për’puthen rrëfejnë ndarjet nga ish-partnerët

14:02, 30/12/2022
A+ Aa A-

Dy ish-konkurrentet e “Për’puthen”, të cilat në “Big Brother Vip Albania” janë një konkurrent i vetëm, Efi dhe Mikela, kanë folur së fundmi rreth jetës së tyre personale.

Efi ka rrëfyer në “Big Brother Albania VIP 2” se ka kaluar një lidhje, nga e cila ka lënë dhe familjen. Ajo tha se kishte shumë durim, por pasi u nda, ndjeu sikur nuk kishte asgjë dhe ishte një hiç.

“Ai më bënte të ndjehesha sikur të ndahesha do bëhesha goc e keqe. Kisha familjen që e lashë. Nuk i pyeta ato a të shkoj, nuk i prezantova, ika vetë. Ai nuk më linte të punoja. Arrita në një pikë që varesha prej tij”, tha ndër të tjera banorja e Big Brother.

Efi tha dhe se nuk gëzon asnjë lloj respekti tani për ish të dashurin e saj.

Nga ana tjetër Mikela ka treguar në Big Brother Albania VIP 2 rreth lidhjes së parë që ka kaluar. Ndarjen e saj e tregon të errët, për shkak se u tradhëtua nga personi që kishte në krah. Gjithashtu ajo tha se ka qenë e fejuar me personin në fjalë.

“Nga lidhja e parë kam pasur periudhë të errët 2 muaj që u ndava. E kisha keq që isha e fejuar. Dhe sado që më tradhëtoi, prindërit e mi thoni fale”, tha Mikela. Në anën tjetër reagoi Olta, që nuk e kupton si kanë reaguar prindërit e Mikelës në këtë mënyrë.

Mikela shtoi se gjithsesi gjatë periudhës së lidhjes 6 vjeçare, ia ka kaluar shumë mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco