Tipike e çifteve! Megi Pojani nuk lë gjë pa i marrë Endri Çekiçit! (FOTO)

Tipike e çifteve! Megi Pojani nuk lë gjë pa i marrë Endri Çekiçit! (FOTO)

21:22, 28/12/2022
A+ Aa A-

Megi Pojani mund të mos e pranojë asnjëherë romancën e saj me Endri Çekiçin, por faktet e nxjerrin zbuluar çdo ditë edhe më shumë.

Aktorja bukuroshe është në një lidhje dashurie me futbollistin shqiptar dhe këtë se luan topi. Gjithsesi ne po ju servirim edhe një tjetër provë e cila padyshim tregon shumë për marrëdhënien e tyre.

Së fundmi balerini i Megit në “DWTS” Jurgen Bala ka publikuar një foto të aktores në “Instastory” ku duket me një xhup të kuq.

Image

Deri këtu asgjë e jashtëzakonshme. Por, nëse ju themi se ai xhupi i kuq është i Endrit historia merr kuptim.

Dhe kjo jo se e themi ne po faktet flasin vetë. Nëse do të hyni në profilin e Endri Çekiçit në Instagram do të shihin që futbollisti ka një foto me këtë xhup, i cili qartazi është i njëjti me atë që mban veshur Megi.

Mesa duket aktorja bën pjesë në grupin e vajzave që pëlqejnë t’i marrin rrobat partnerit.

Image

Në një intervistë para disa kohësh Megi u ngacmua në lidhje me lajmet që qarkullojnë në lidhje me të dhe futbollistin.

Ndonëse si gjithmonë ajo refuzoi të përgjigjej duke thënë: “Nuk ka asgjë për të thënë, asgjë për të ndarë, nuk e di se çfarë thashethemesh qarkullojnë vërdallë kështu që nuk mund të flas.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco