Viktoria mbush 6 vjeç, mami Rudina i dedikon fjalët e mëdha

Viktoria mbush 6 vjeç, mami Rudina i dedikon fjalët e mëdha

13:13, 28/12/2022
A+ Aa A-

Dita e sotme është shumë e lumtur për mami Rudinën, pasi Viktoria e saj feston ditëlindjen. E në një ditë të tillë sigurisht nuk mungoi një urim i ngrohtë nga ana e Rudina Dembacajt në Instagramin e saj.

Me pak fjalë, por që tregojnë shumë kështu e uroi aktorja të voglën e saj.

“6 vjet, arsye e vërtetë pse jetoj, gëzoj e vrapoj! Gëzuar ditëlindjen Viktoria ime, Mbretëreshë e Botës time!”

Viktoria është vajza që Rudina ka nga martesa e saj me Aleksander Varfajn. Prej disa vitesh kjo marrëdhënie ka dështuar dhe secili nga ata sot ka vazhduar jetën e tij.

Aktorja e humorit është e martuar me Mark Frrokun me të cilin duket shumë e lumtur.

Në një intervistë më herët, Rudina Dembacaj u shpreh se ish-deputeti i PS-së e “acaron” pak, teksa theksoi se edhe vetë është “natyrë ekstremiste”.

Moderatorja dhe aktorja megjithatë u shpreh se deri tani fundi është gjithmonë pozitiv, ndërsa shtoi “nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco