Victoria Beckham: Martesa ime nuk ishte ashtu siç u prezantua në media

Victoria Beckham: Martesa ime nuk ishte ashtu siç u prezantua në media

12:08, 28/12/2022
A+ Aa A-

24 vite pas martesës me David Beckham, Victoria Beckham  zbuloi disa detaje rreth ceremonisë. 

Bashkimi i tyre në Britaninë e Madhe konsiderohej atëherë si një nga ngjarjet më magjepsëse të viteve '90. 

David dhe Victoria u martuan më 4 korrik 1999 në Kështjellën Luttrellstown jashtë Dublinit.

Siç e përmend Victoria Beckham në intervistën e saj në “The Business of Fashion”, ajo konsideron se ato që shkruanin tabloidet e kohës për martesën e tyre ishin ekzagjerime.

Më konkretisht, stilistja 48-vjeçare tha:

 “Mendoj se mediat e paraqitën dasmën shumë më magjepsëse se sa ishte në të vërtetë. Ajo ishte shumë më intim se sa dukej. Më pëlqen të argëtohem, punoj shumë dhe e marr shumë seriozisht çdo gjë që bëj. Dua të jem një grua e mirë dhe një nënë e përsosur, por gjithashtu dua të argëtohem. Ndonjëherë, humori im më fut në telashe, por në të vërtetë, dasma nuk ishte aq e madhe sa ishte menduar të ishte "

Siç ka përmendur edhe më poshtë, kur u takua me David Beckham, nuk e kishte menduar se të qenit çift do të shkaktonte një furi të tillë mediatike.

 “Kur David ishte në Manchester United dhe unë në Spice Girls, ishte e madhe. Kudo që shkonim na ndiqnin fansat dhe paparacët. Kur e takova, nuk e kuptova se çfarë do të thoshte të ishim bashkë”, shpjegoi ajo.

Së fundi, ajo komentoi thashethemet se donte që ata të ishin bashkë vetëm për arsye komerciale. 

“Ne jemi të martuar për 25 vite. Nëse nuk do ta doja këtë njeri... A e di? Dua të them... 25 vjet janë një kohë e gjatë. Megjithatë, unë e kuptoj atë që ata thonë. Në atë kohë lindi një markë e re”  tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco