Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

Të gjithë prisnim një përgjigje nga Luana, MatoLale del me një reagim publik ndaj Noizyt

Të gjithë prisnim një përgjigje nga Luana, MatoLale del me një reagim publik ndaj Noizyt

11:29, 20/12/2022
A+ Aa A-

Reperi Matolale ka vendosur t’i japë një përgjigje deklaratave të Noizyt. Ky i fundi reagoi ashpër në rrjetet sociale rreth emisionit “Zemër Luana” ku Mato ishte i ftuar.

Noizy u përmend në programin e Luana Vjollcës dhe u komentua negativisht e u thumbua nga MatoLale dhe Marin, gjatë një loje të zhvilluar.

Noizy reagoi pas kësaj duke i kërkuar Luanës që të mos e përfshijë më emrin dhe foton e tij në emision dhe teksa presim një përgjigje nga moderatorja, ka qenë Matolale ai që ka reaguar.

Në një postim në Instastory ai reagoi edhe në lidhje me ‘diss-in’ që i bëri Varrosit në emisionin e Luanës, por edhe në lidhje me postimin e Noizyt.

“Varros më beso që po mundohem për mirë vëlla, të të ringjall se ai shoku yt sheh jetën e vet e di ti. Hajde bëjmë dhe ne sikur zihemi se po u shajtëm pajtohemi prapë se nuk u bë nami.

Më këlyshat kujdes se këlyshat vetëm te ty s’rriten kurrë, ktej nga ne rriten shpejt. Te Luana Vjollca ne flasim gjërat tona, siç do bëje ti po të ishe i ftuar ti. Por gjithsesi mblidhi këlyshat se i ke lënë rrugëve nëpër internet duke mbledhur ndonjë lek për të shtyë muajin”-shkruan Mato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco