Pas teorisë se ‘toka është e sheshtë’, Getinjo del me deklaratën e radhës: Krijesa më e mençur nga shpendët është sorra

Pas teorisë se ‘toka është e sheshtë’, Getinjo del me deklaratën e radhës: Krijesa më e mençur nga shpendët është sorra

11:01, 11/12/2022
A+ Aa A-

Reperi i njohur Getinjo është lakuar shumë këto kohët e fundit, sidomos me teoritë e tij brenda shtëpisë së BBV Kosova

Tashmë ai e ka lënë mënjanë teorinë e tij se “Toka është e sheshtë” duke u ndalur së fundmi tek kafshët.

Ai ka thënë se njerëzit dhe kafshët janë të ngjashëm si dhe theksoi se gorillat dhe delfinët janë krijesat e vetme që kryejnë marrëdhënie seksuale me dëshirë dhe jo vetëm për shumim.

“S’kemi shumë dallim nga kafshët, gorilla, njerëzit e delfinët janë të vetmit që bëjnë seks me qejf”, tha ai.

“Krijesa më e mençur prej shpendëve është sorra”, vijoi ai, duke i treguar banorëve edhe për një dokumentar që ka parë.

Reperi i njohur, Getinjo është tashmë në qendër të vëmendjes që pas hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Së fundmi, ai po diskutonte me banorët rreth temës për njerëzit që nuk duan të punojnë. Këtu Getinjo zbuloi se dikur nga kushtet e vështira ekonomike ishte detyruar të punonte në ndërtim.

“Unë vet kam hapur kamarier, shankist(menaxher), kam lyer, e kam kapur hilltin (punëtor ndërtimi) në 6:00 të mëngjesit, e kam lëshuar në 8:00 të mbrëmjes”, u shpreh ndër të tjera reperi duke rrefyer pak edhe nga jeta e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco