Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Selena Gomez zbulon dashurinë e saj të parë, nuk qenka Justin Bieber

Selena Gomez zbulon dashurinë e saj të parë, nuk qenka Justin Bieber

21:33, 10/12/2022
A+ Aa A-

Teksa të gjithë kishim menduar se ishte Justin Bieber, Selena Gomez ishte e ftuar në The Tonight Show With Jimmy Fallon, ku për herë të parë zbuloi se kush ishte dashuria e jetës së saj dhe me kë pati puthjen e parë.

Selena tha se dashuria e jetës së saj nuk quhet Justin Bieber, por Cole Sprouse. Ajo foli për shtëpinë e saj të fëmijërisë dhe i tha Fallon se ishte e fiksuar pas Sprouse kur ishte e vogël.

Image

Selena gjithashtu tha se puthja e saj e parë ishte me Sprouse, me vëllain binjak të Cole, Dylan. Kjo nuk është hera e parë që ajo flet për Cole, pasi në vitin 2019 ajo ndau në IG se ishte e dashuruar me dy djemtë quajtur Juan dhe Cole.

Në foto ajo ka postuar: “Me sa duket, zemra ime ishte shumë e ndarë mes Juan dhe Cole Sprouse kur isha 11 vjeç ”. Në emisionin e Fallon, ajo komentoi se ishte shumë e dashuruar pas tij, duke shtuar: “Po, isha… Dhe puthja ime e parë ishte me vëllain e tij! në TV.”

A u ndje e zhgënjyer duke puthur vëllain dhe jo Colin? “Nuk mund ta them këtë. Nuk ishte ashtu. Mendoj se u ndjeva shumë më mirë që nuk ishte ai, sepse mendoj se ndoshta do të isha sjellë si një idiote. Ai ishte dashuria e jetës sime”- u përgjigj ajo.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco