Bashkëpunim me Noizyn? Ja si përgjigjet Stresi

Bashkëpunim me Noizyn? Ja si përgjigjet Stresi

18:43, 10/12/2022
A+ Aa A-

Me pjesëmarrjen e tij në e Big Brother VIP Kosova, reperi i njohur, Stresi është kthyer në  një nga personazhet më të komentuar të këtij spektakli.

Stresi vazhdimisht zbulon detaje të reja në lidhje me jetën e tij private.

Pas deklaratës së fortë që dha për ish-gruan e tij Kejsin, Stresi ka ndarë me banorët e shtëpisë detaje nga sherri që ai ka pasur me Noizyn.

Stresi i ka treguar banorëve se për 11 vite nuk ka pasur asnjë kontakt me Noizy-n.

Ai ka treguar se zënka midis tyre ndodhi për shkak të një personi tjetër dhe pas pajtimit të tyre janë gëzuar shumë njerëz.

“Ta takosh afër Zinin do të ndryshosh 300 për qind mendimin. Na kanë gjykuar shumë në fillimet tona. Ne kemi hyrë për dikë tjetër në sherr. Sherri ka degraduar, edhe ishte koha ‘beef’-a ky tjetri iku e unë mbeta në të. Nuk kemi folur për 11 vjet me Noizyn. Hiç hiç. Atë kohë ka pasur shumë ofendime prej të dy palëve. Ne nuk krenohemi por shyqyr Zotit që kjo ishte adoleshenca dhe unë ju them njerëzve edhe kur jemi pajtuar ne janë gëzuar pafund. Të gjithë ata njerëz që janë gëzuar kanë dashur të na pajtojnë më shpejt”, tha ai.

Ajo çfarë ka shtuar kuriozitetin e banorëve të shtëpisë së Big Brother, është nëse Stresi do ta bëjë një bashkëpunim me Noizyn tanimë që ata janë miq.

Ai deklaroi se nuk mund të flasë për këtë gjë pasi është një sekret i madh për të.

“Nuk mund të flasë për këtë pjesë. Realisht për këtë nuk ,mund të flasë, e kam tepër sekret”, theksoi Stresi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco