Nuk ndalet Getinjo, vazhdon i mëshon teorisë së tij që ‘toka është e sheshtë’

Nuk ndalet Getinjo, vazhdon i mëshon teorisë së tij që ‘toka është e sheshtë’

17:11, 10/12/2022
A+ Aa A-

“Big Brother VIP Kosova” po merr vëmendje të madhe ndonëse ka pak ditë që ka nisur transmetimin.

Getinjo në veçanti është kthyer në një nga banorët më të komentuar në shtëpinë e famshme të BBVK.

Deklaratat e tij po marrin vëmendjen e publikut dhe teoritë e tij të ndryshme njëkohësisht të çuditshme po komentohen e po bëhen virale në rrjete sociale.

Teksa ka qenë duke bërë një diskutim me banorët e shtëpisë, ai ka thënë ndër të tjera se bota sipas tij, është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët.

Ditën e sotme ai i ka mëshuar teorisë së tij që “toka është e sheshtë” duke u shprehur:

“Përderisa deri në 10 vitet e fundit njerëzimi e ka besuar se flamuri i Amerikës është valëvitur në hënë, që ka dalë gënjeshtër, nuk është duke valuar atje, nuk ka shance atje nuk ka ajër, e ti më thu mua se gjeografia e thotë ashtu, e thotë por unë nuk e besoj derisa të ma vërtetosh timen 500 përqind”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco