Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'Iriq, shpon me batuta', Megi Pojanit s’i pëlqen epiteti që i vendos Elhaida Dani

'Iriq, shpon me batuta', Megi Pojanit s’i pëlqen epiteti që i vendos Elhaida Dani

08:21, 10/12/2022
A+ Aa A-

Pas një epiteti që Elhaida Dani i vendosi Megi Pojanit teksa ishte e ftuar në emisionin e binjakëve ‘Më ler të flas’, duket se kësaj së fundit nuk i ka dalë e keqja.

Mbrëmjen e djeshme dy vajzat u përballën live për të komentuar deklaratat e njëra tjetrës në Dancing With The Stars.

“Ajo që çpon me batuta është Megi”, tha Elhaida, ndërkohë që Megi u përgjigj:

“Pak e guximshme Elhaida. Ku ka qenë Elhaida këto 10 javë?! Shumë e heshtur për të përcaktuar se kush është iriqi dhe kush luani”.

Pjesë nga debati: 

Elhaida Dani: Është me e saktë ta bëj pas 10 javësh dhe jo javën e parë. Kjo do të thotë se ato ishin në shenjë batute, nuk ka lidhje, për të qeshur. Si mund t’i jepja unë Salsanos epitetin ‘Hienë’. Salsano nuk ka nevojë për Luanin tim.

Megi Pojani: Elhaida ka të drejtë të japë opinionin e saj. Mua më ngeli pishman se unë i shikoj veten si Sorkadhe. Kafsha që më përshtatet më shumë është Sorkadhe, më lakmojnë gjahtarë, kryelartë dhe iriqi rri poshtë. Unë nuk jam e turpshme.

Elhaida Dani: Shihni të gjitha ça kam thënë. I sqarova të gjitha

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco