Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Ylli i 'Backstreet Boys' akuzohet për abuzim seksual, zbardhet deklarata e fortë

Ylli i 'Backstreet Boys' akuzohet për abuzim seksual, zbardhet deklarata e fortë

22:48, 09/12/2022
A+ Aa A-

Akuzat nuk kanë fund për Nick Carter. Këngëtari i “Backstreet Boys” akuzohet për abuzim seksual nga Shannon ‘Shay’ Ruth, tani 39 vjeç, e cila ka autizëm dhe paralizë cerebrale. Ajo ka thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur kur ajo ka qenë 17 vjeç.

Gruaja ka rrëfyer se këngëtari e ka ftuar atë në autobusin e tij të turneut vite më parë.

Më pas, Shannon theksoi se ai i ka hequr asaj pantallonat e më pas e ka detyruar që të kryej seks oral në tualet. Më pas, gruaja thekson se ai e ka përdhunuar.

Mirëpo, përveç saj, edhe tre gra të tjera kanë ngritur padi kundër këngëtarit.

Nga ana tjetër, Shannon theksoi se Carter i ka dhënë një pije të çuditshme. Ajo mes lotësh theksoi se Carter e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me të, pa dëshirë, si dhe theksoi se më pas e ka dërguar në shtrat edhe pse e reja asokohe ka qenë duke qarë.

Jo vetëm kaq por Ruth hodhi edhe një tjetër akuzë ndaj këngëtarit të njohur. Ajo shtoi se ai i ka thënë asokohe, se nëse i tregonte dikujt për ngjarjen, atëherë Nick do t’i kthente njerëzit kundër saj.

Sipas Ruth, ai e ka kërcënuar atë. Mirëpo këto janë vetëm akuza pasi ende nuk dihet se si është e vërteta e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco