Stresi bëhet nostalgjik. Kujton si u njoh dhe u nda me Enxhi Kamenicën…

Stresi bëhet nostalgjik. Kujton si u njoh dhe u nda me Enxhi Kamenicën…

11:52, 09/12/2022
A+ Aa A-

Stresi është nga ata personazhe që ka shumë për të treguar. Qoftë për jetën e tij profesionale por edhe për atë private. Për këtë të fundit ka folur në Big Brother Vip Kosova, ku ka kujtuar një nga historitë e tij më të përfolura të dashurisë, atë me Enxhi Kamenicën.

“Mua më futën në burg një muaj se më kapën me një armë. Tani pasi më fusin mua në burg, ish-e dashura ime futet në Big Brother, dhe unë e pashë atë nga burgu. U acarova aty. Pas këngës “Lambo” unë u lidha me të. Ia bënin “Uaa shiko Enxhin me Stresin. Pse kjo është lidhur me këtë rebelin?Por ajo më ka njohur mua në brendësi”, është shprehur reperi.

Enxhi Kamenica u bë e njohur për publikun nga Big Brother ku hyri si e inflirtuar. Ajo tashmë jeton në Itali dhe është e fejuar. Enxhi ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco