Moderatorja e njohur sportive pjesë e 'Big Brother Vip'?

Moderatorja e njohur sportive pjesë e 'Big Brother Vip'?

11:36, 09/12/2022
A+ Aa A-

Po qarkullon një tjetër emër i ri që pritet t’i bashkohet aventurës më shumë se 100 ditore të “Big Brother Vip 2”.

Bëhet fjalë për moderatoren Lei Kraja. Lajmin e ka bërë me dije “Bordo”. Sipas tyre thuhet se moderatorja e ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e lojës dhe se ajo është parë shpesh gjatë kësaj periudhe nën shoqërinë e drejtuesve të produksionit të spektaklit.

Ndonëse akoma nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e moderatores sportive.

Disa emra të tjerë që janë përfolur për të qenë pjesë e “BBV” deri tani janë edhe Albi Nako, Kiara Tito, Jori Delli dhe Kejsi Medini.

Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.

Por kur do të nisë “Big Brother VIP 2”?

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”- tha Arbana Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco