Çfarë po ndodh mes Eva Muratit dhe Nik Xhelilaj

Çfarë po ndodh mes Eva Muratit dhe Nik Xhelilaj

21:08, 08/12/2022
A+ Aa A-

U përfol gjatë se  Olsi Bylyku do të realizonte një projekt kinematografik me aktorin e njohur ndërkombëtar Nik Xhelilajn.

Image

Kjo për shkak të natyrës së tyre të ndryshme. Mirëpo kjo jo vetëm që është e vërtetë por, së fundmi është publikuar edhe traileri i filmit. Olsi dhe Niku do të luajnë rolin e dy policave, ku përpos misionit të tyre kryesor në film që ka edhe pjesë aksion, jemi të sigurtë që humori nga Bylyku nuk do të mungojë gjithashtu.

Mirëpo përveç dy personazheve që përmendëm, në këtë film do të marrin pjesë edhe disa emra të tjerë shumë të njohur si: Alfred Trebicka, Gert Ferra, Emiljano Bufazi etj.Jo vetëm kaq! Sara Kolami kthehet si aktore në këtë projekt, madje edhe Eva Murati është shfaqur në trailer.

Kujtojmë që Nik Xhelilaj, karrierën e tij e ka zhvendosur në Turqi prej vitesh. Më herët në një intervistë ai ka rrëfyer kohën kur është zhvendosur atje. “Kam qenë 14 vjeç kur shkova në Turqi, kujtoja se kishte qenë ideja vetëm e babit që të shkoja atje, por tani në pandemi kur isha në Shqipëri në mars, para se të ikja më thotë mami “jo jo… unë aplikova emrin tënd…” edhe që të më vinte nga mami kjo surprizë nuk e dija, paska qenë mami fajtore.

Në ato vite më kujtohet rruga që bëja nga Pallati Kulturës deri në Stamboll me autobus dhe në ’97-98 unë e lashë shkollën, vetëm 4 muaj qëndrova dhe u arratisa, e kisha të vështirë se isha i vetmi që vija nga Tirana. Nja 6 muaj nuk më ka folur babai. Ai i shkreti nja tre muaj rresht blinte biletën që të nisesha të hënën për Stamboll”, rrëfeu ndër të tjera ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco