Alban Kondi flet për mungesën e Dr.Florit si dhe për emrin e djalit: I thërrasim Floran!

Alban Kondi flet për mungesën e Dr.Florit si dhe për emrin e djalit: I thërrasim Floran!

16:47, 08/12/2022
A+ Aa A-

Alban Kondi është një artist mjaft i njohur shqiptar. Ai njihet për hitet e tij edhe si anëtar i grupit “Produkt 28”, por edhe si vëllai i të ndjerit, Doktor Flori.

Së fundmi, Albani ka dhënë një intervistë për “Abc e Mëngjesit” ku ka folur për mungesën e vëllait të tij gjithë këto vite. Jo vetëm kaq por ai ka treguar edhe momentin kur ai së bashku me gruan e tij vendosën që djalin e tyre ta quajnë Floran.

 “Ka qenë një vendim shumë i vështirë. E di pse? Të jem 100% i sinqertë. E para ishte përkrahja e bashkëshortes dhe e nuses sime se ishte totalisht dakord dhe normalisht nëse ajo nuk do të ishte dakord unë nuk do të kisha këmbëngulur. Por që kur unë i thash, ajo më tha: ‘Po më pëlqen shumë’. Ajo që përbrenda meje ishte vendimi final pse unë vendosa që djalin të mbante këtë emër, ishte sepse më mungonte në shtëpi ai emër që unë thërrisja përditë. Edhe kur je mësuar, edhe kur je rritur me atë ndjesinë domethënë në një farë forme pak egoiste, por më ka dhënë shumë ndjesi. Ne nuk i thërrasim Flori, i thërrasim Floran për të mos bërë atë zëvendësimin 100%. Edhe Flori, Floran e ka pasur emrin, po ne e thërrisnim Flori, Flori, Flori”, zbuloi Albani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco