Debati i ashpër mes Dalinës dhe Jerinës për jurinë e 'Dancing With The Stars': Unë nuk e çaj kokën fare

Debati i ashpër mes Dalinës dhe Jerinës për jurinë e 'Dancing With The Stars': Unë nuk e çaj kokën fare

10:11, 08/12/2022
A+ Aa A-

Një debat ka ndodhur në puntatën e djeshme të “Goca dhe Gra” mes Dalinës dhe Jerinës.

Por çfarë ndodhi? Shkak i zënkës mes tyre është bërë pikërisht juria e “Dancing With The Stars”

Jerina ka akuzuar Dalinën se ajo thjesht po i bën komentet për “show” ndaj konkurrentëve mirëpo Dalina menjëherë ka thënë se kështu funksionon bota e spektaklit dhe e televizionit. Më tej, Dalina tha se është pjesë e një jurie konkretisht e nje spektakli dhe jo e “Bolshoi Theatre”.

Pjesë nga debati mes tyre:

Dalina: Unë nuk e çaj kokën për atë që the. Nëse e njeh televizionin, nëse është ashtu siç thua ti, ka mbaruar spektakli. Ore, ka vdekur show.Të të them unë ty që je shumë mirë…

Jerina: Por a po e bën për show? Atëherë je e padrejtë me njerëzit sepse po bën show. Pra i ftojmë njerzit që të votojnë për show-n e Dalinës.

Dalina: O goce është pjesë e show-t moj. Pse mua më intereson të bëj debat për ndasitë e kalamajve. Unë jam pjesë e një spektakli, jam pjesë e një televizioni. Nuk është juri për “Bolshoi Theatre”. Në “Bolshoi Theatre” nuk do isha as unë, as Mandi ndoshta e as Julka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco