Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Çregullimet e të ngrënit/ Hilary Duff rrëfen ‘presionin’ që i ushtroi fama kur ishte 17 vjeç

Çregullimet e të ngrënit/ Hilary Duff rrëfen ‘presionin’ që i ushtroi fama kur ishte 17 vjeç

19:09, 07/12/2022
A+ Aa A-

Në fillim të viteve 2000, aktorja Hilary Duff u bë e famshme si ylli i ‘Lizzie McGuire’, një serial për adoleshentët e Disney Channel ku pati një sukses të madh asokohe.

Megjithatë, kjo famë bëri që aktorja të përballej me situata të ndërlikuara që e çuan atë të vuante nga një çrregullim i të ngrënit kur ishte vetëm 17 vjeç.

Në kulmin e karrierës së saj, Duff ishte e fiksuar pas trupave të hollë të aktoreve. Të paktën kështu rrëfen ajo në një intervistë për Ëomen’s Health Australia.

“Ishte e tmerrshme,” tha ajo. Presioni për të ruajtur pamjen që shoqëria donte prej saj e komplikoi adoleshencën e saj dhe kjo e bëri atë të ndryshonte dietën e saj dhe të kalonte një periudhë të vështirë.

Image

Edhe pse i ka marrë pak kohë, duket se tashmë ajo i ka lënë pas këto probleme.

“Jam krenare për trupin tim”, tha Duff. “Jam krenare që më ka dhënë tre fëmijë. Kam arritur në një pikë ku ndihem e qetë me ndryshimet që ka pësuar trupi im.”

Për të ndihmuar të tjerët që përjetojnë të njëjtën situatë, Duff ndau disa këshilla që funksionuan për të dhe që ajo ende i ruan edhe sot e kësaj dite për të qëndruar sa më stabël.

“Të kaloj kohë me njerëz që më bëjnë të ndihem mirë dhe që ndajnë pikëpamje të ngjashme për shëndetin dhe pozitivitetin e trupit, duke fjetur mjaftueshëm dhe duke balancuar dietën time”, tha Duff.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco