Ka diçka më të keqe se ndarja me dashurinë e jetës për Rina Balajn, ja cila është ajo

Ka diçka më të keqe se ndarja me dashurinë e jetës për Rina Balajn, ja cila është ajo

16:18, 07/12/2022
A+ Aa A-

Ka diçka më keq se sa të ndahesh nga dashuria e jetës tënde për Rina Balajn dhe ajo është diçka që ka të bëjë me “vuajtjet” në palestër.

Në një postim në Instastory, reperja ka shkruar: “Të vjellësh në palestër është më keq se sa të ndahesh nga dashuria e jetës tënde.”

Image

“Throwing up”, është një term që përdoret për të shpejguar rastet kur gjatë stërvitjes, mund të ketë një reduktim deri në 80% të rrjedhjes së gjakut në organet e barkut, pasi trupi dërgon më shumë gjak në muskuj dhe lëkurë. Ky efekt mund të rezultojë të vjella, dhimbje stomaku dhe diarre.

Pak kohë më parë reperja Rina Balaj konfirmoi ndarjen e saj nga Sin Boy, pas një lidhjeje disavjeçare. Ndërsa artistja ka folur në një intervistë edhe në lidhje me arsyet e ndarjes. Rina ishte e ftuar në rubrikën “50 pyetje” në “Prive”, ku mes të tjerash ajo zbuloi se dy nga arsyet e ndarjes nga reperi kanë qenë fakti se lidhja ishte bërë toksike dhe distanca. “Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte. Nuk ishte e shpejt apo e papritur.”– tha ajo shkurt, duke këmbëngulur se nuk është një ndarje për marketing, pra me qenë në qendër të vëmendjes. Gjithashtu ajo tha se ai i ka dhënë siguri e sinqeritet.

Kur u pyet së fundmi nëse jeta e saj ka ndryshuar për mirë apo për keq këtë vit, Rina tha: “Të gjithë mundohemi të ndryshojmë për mirë. Ndihem shumë spirituale, në paqe me veten”, duke tentuar të ‘fshehë’ plagët e ndarjes nga Sin Boy.

Pyetjes se sa shanse të dyta jep Rina iu përgjigj duke thënë: “Varet sa ndikim ke në jetën time. Nëse je shumë i rëndësishëm falim pak… Çfarë thyhet nuk ngjitet aq shpejt”.

Në një intervistë thë dhënë më herët Rina tha se ajo dhe Sin Boy kanë kohë që janë ndarë por ndarja e tyre u zbulua vetëm kur ata vendosën mos të ndiqen në rrjetet sociale. Gjithsesi duket se dy artistët ruajnë ende marrëdhënie të mira sepse Rina tha se ata kanë vijuar punën e tyre edhe pas ndarjes, madje vlerësoi kohën që kanë kaluar bashkë.

“Unë nuk jam person që i duam dramat. Se po të doja të bëja drama, kam patur mundësi të bëj drama shumë më të mëdha që i kam tejkaluar. Por, thjesht dua tu jap fansave të mi energji pozitive dhe mos t’i ngarkoj me gjëra se çfarë ka ndodh me Rinën ose gjëra të tilla. Unë dua që mediat të shkruajnë vetëm mirë për mua, por nuk i ndaloj dot as kur shkruajnë për keq se unë ndonjëherë reagoj keq. Media është e rëndësishme, portalet janë të rëndësishme por unë nuk dua drama.

Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë.”-tha ajo.

Katër vite më parë Rina Balaj dhe reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën s’mundën ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku. Në 2020, kur kishin dy vite bashkë, ata konfirmuan se janë në një lidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco