Roza Lati më në fund e zbulon nëse do të jetë ose jo pjesë e 'Big Brother VIP 2'

Roza Lati më në fund e zbulon nëse do të jetë ose jo pjesë e 'Big Brother VIP 2'

21:16, 06/12/2022
A+ Aa A-

Prezantuesja Roza Lati është një personazh mjaft i komentuar për publikun. Së fundmi, ajo u përfol për pjesëmarrje në “Big Brother VIP 2”.

Por si qëndron e vërteta?

Vetë moderatorja ka publikuar një video në TikTok ku bën me dije se nuk ka marrë asnjë ftesë deri më tani nga BBV dhe më pas theksoi se nuk do jetë pjesë e këtij reality-show.

“Dua t’ju lajmëroj që nuk kam marrë ftesë, nuk jam në dijeni dhe nëse kanë shkruar portalet që i ka thënë “PO” spektaklit të madh, unë nuk di kur është spektakli i madh. Kaq kisha për të thënë. Nuk do jem pjesë e “Big Brother VIP 2″ sepse kështu është puna. Faleminderit shumë Arbana.Faleminderit”, ka thënë Arbana.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco