Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Të gjithë VIP-at shqiptarë ngacmojnë'/ Vajza e Sabianit flet për jetën private

'Të gjithë VIP-at shqiptarë ngacmojnë'/ Vajza e Sabianit flet për jetën private

17:14, 06/12/2022
A+ Aa A-

Emri i vajzës së Sabianit, Keisi Medini, po qarkullon prej kohësh në rrjet, si një nga banoret e “Big Brother Vip”.

Së fundmi vetë ajo është pyetur rreth dyshimeve që qarkulluan, gjatë një interviste për “Top Arena.”

“Të pyesim më mirë babi Sabianin”- u përgjgj Keisi, referuar kështu deklaratës së Sabianit, i cili tha se “Keisi do të futet në Big Brother Vip”.

Përveç “Big Brother Vip”, Keisi nuk iu shpëtoi as pyetjeve në lidhje me jetën private. Kështu ajo konfirmoi se është beqare, ndërsa kur u pyet se “cili nga VIP-at shqiptarë e ka ngacmuar”, tha: “Të gjithë VIP-at ngacmojnë (qesh). Nuk kam një emër”.

Kujtojmë se ditët paraardhëse janë përfolur edhe Albi Nako, Kiara Tito apo dhe Jori Delli si konkurrentë të mundshëm të “Big Brother Vip 2”.

Më herët, gjatë një interviste Arbana Osmani tha se kasti këtë vit i BBV, do të ketë personazhe me karrierë aktive.

Gjithashtu, ajo shtoi se ka konkurrencë të madhe dhe VIP-at kanë mjaft kohë të gjatë në skenë e jo vetëm.

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet.

Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë ymë të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco