Melisa Lleshi nuk e fsheh më romancën e saj të re, ish-konkurrëntja e ‘Për’puthen’ zbulon djalin qe i ka rrëmbyer zemrën

Melisa Lleshi nuk e fsheh më romancën e saj të re, ish-konkurrëntja e ‘Për’puthen’ zbulon djalin qe i ka rrëmbyer zemrën

12:03, 06/12/2022
A+ Aa A-

Që pas ndarjes nga Andi Shehi, Melisa Lleshi është përfolur goxha për jetën e saj sentimentale.

Këngëtarja e cila është pjesë e spektaklit “Dance With Me” ka zbuluar gjatë disa puntatave detaje të vogla në lidhje me mashkullin mistrioz me të cilin ajo është në njohje e sipër.

Mirëpo së fundmi ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ ka zbuluar më shumë rreth këtij personi. Ajo u shpreh se ai është goxha i pjekur dhe se e mbështet në atë çka ajo bën.

“Janë sulur të gjithë, kush është, pse është, si është, çfarë është, sa ke, sa s’ke, duroni! Jo nuk është bjond, është diçka e mesme. Pak më i gjatë si unë, nuk kemi shumë diferencë në moshë. Thjeshtë është i pjekur, kaq më mjafton mua, më shumë se mosha. Ka qenë njëherë në publik, por askush nuk e dinte, madje as unë vetë nuk e dija. Më mbështet”– u shpreh Melisa.

Kujtojmë se ndarja e Andit dhe Melisës mbetet ende në qendër të vëmendjes mediatike. I ftuar disa kohë më parë në “Shqipëria Live”, ish- konkurrenti u shpreh se ishte bërë pishman për lidhjen e tij dhe eksperiencën televizive duke theksuar se do të donte ta kthente kohën pas.

“Jam bërë pishman që në hyrjen tek Për’puthen e deri tek lidhja me Melisën, nuk do të doja të ekzistonin nëse do ta ktheja kohën pas”- tha ai.

Andi gjitashtu konfirmoi për herë të parë se ka nisur një romancë të re dhe se vajza në fjalë nuk i përket botës së televizionit.

“Se di jam shumë i lumtur për momentin dhe po përjetoj një ndjesi që se kam përjetuar më parë. Mund të them që jam i lumtur. Nuk është person i njohur dhe nuk merrem kurrë me njerëz të televizionit”– tregoi ish-konkurrenti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco