Bora dhe Ori kanë diçka për t’i thënë njëra-tjetrës sot

Bora dhe Ori kanë diçka për t’i thënë njëra-tjetrës sot

20:32, 05/12/2022
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur, Bora Zemani u rikthye sot në programin e Për’Puthen.

Ajo u shfaq mjaft e emocionuar.

“Isha aty mbrapa edhe realisht kam emocione sikur po nis një program tërësisht të ri. Nga një anë më duket sikur po kthehem në shtëpi, por nga ana tjetër ka studio të re, protagonistë të rinj, kemi shkesin këtë herë në studio”, tha moderatorja e njohur.

Gjithashtu edhe Arjan Konomi u shfaq mjaft i emocionuar.

“Mirëserdhe në shtëpi Bora. Studio e re, muzikë e re, sigla e re. Më duket sikur vjen nga emigracioni”, shtoi ai i përlotur.

Konomi menjëherë përqafoi moderatoren e njohur.

Mirëpo, ish-prezantuesja e Për’Puthen, Ori po ndiqte Borën në emision dhe sigurisht nuk i kurseu dy fjalë të ëmbla për të.

“E lumtur që rikthehesh në shëtpinë tënde! Përputhen është padiskutim identiteti yt! Suksese të gjithëve!”- shkruan Ori

Më pas, Bora e ka postuar shkrimin e Orit dhe shkruan: @ori_nebijaj më bëre mos të shkëputem asnjëherë duke të ndjekur edhe ty me shumë kënaqësi çdo ditë! Shkëlqe ashtu siç di ti edhe në misionin tënd të ri”.

Image

Bora u rikthye sërish në shtëpinë e saj të vjetër dhe tashmë do të vijojë me moderimin e programit, bashkë edhe më “Dancing With The Stars”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco