Lot dhe përqafime në Për’Puthen, Bora Zemani shpreh emocionet e para pas rikthimit në programin e dashurisë

Lot dhe përqafime në Për’Puthen, Bora Zemani shpreh emocionet e para pas rikthimit në programin e dashurisë

19:39, 05/12/2022
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur, Bora Zemani di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Sot ajo është rikthyer në programin e Për’Puthen dhe është shfaqur mjaft e emocionuar.

“Isha aty mbrapa edhe realisht kam emocione sikur po nis një program tërësisht të ri. Nga një anë më duket sikur po kthehem në shtëpi, por nga ana tjetër ka studio të re, protagonistë të rinj, kemi shkesin këtë herë në studio”, tha moderatorja e njohur.

Gjithashtu edhe Arjan Konomi u shfaq mjaft i emocionuar.

“Mirëserdhe në shtëpi Bora. Studio e re, muzikë e re, sigla e re. Më duket sikur vjen nga emigracioni”, shtoi ai i përlotur.

Konomi menjëherë përqafoi moderatoren e njohur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco