Ja çfarë fshihet pas indiferentizmit të Lori Hoxhës ndaj Eduart Grishajt!

Ja çfarë fshihet pas indiferentizmit të Lori Hoxhës ndaj Eduart Grishajt!

14:04, 04/12/2022
A+ Aa A-

Mospjesëmarrja e Lori Hoxhës në promovimin e filmit të Eduart Grishajt “Sofia” ku aktore ishte edhe Arbana Osmani u duk se i vu vulën marrëdhënies së saj me çiftin e njohur.

Jo vetëm kaq, në gjithë këtë kohë nuk ka pasur asnjë reagim as në rrjetet sociale nga trashëgimtarja e “Top Channel” për këtë projekt të regjisorit.

Por, mesa duket e gjithë kjo paska një shpjegim dhe këtë e ka dhënë vetë Lori Hoxha.

Ajo mëngjesin e sotëm ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku njëri e ka prekur pikërisht në këtë temë.

“Atëherë pse nuk e ke publikuar filmin “Sofia” të Edit?”-pyet një ndjekës.

“Po pres Eduart Grishajn të mbarojë udhëtimet dhe ta shoh me të siç e kemi lënë”-është përgjigjja e Lorit.

Image

Me këtë përgjigje duket se Lori ka treguar se ajo që e ka ndaluar ta promovojë ose ta shohë filmin e Edit nuk është ndonjë prishje marrëdhënie midis tyre, por “premtimi” për ta parë bashkë me të kur të jenë të lirë.

Në këtë “ask me a question” Lori ka folur edhe për Arbanën.

Teksa një ndjekës/ndjekëse i ka kërkuar ta përshkruaj vetëm me dy fjalë Osmanin, ajo është shprehur:“Super punëtore.”

Kur nuk kishte asnjë reagim konkret nga Arbana dhe Eduarti, apo nga Lori Hoxha, në rrjet qarkulluan hipoteza të ndryshme për krisjen e marrëdhënieve mes tyre.

Dy kryesoret janë: “Xhelozia” e Arbana Osmanit për vëmendjen që po merr së fundmi Bora Zemani dhe fakti që Arbana dhe Eduarti kanë pranuar ftesën për të bashkëpunuar me “RTSH-në” për “Festivalin e Këngës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco