Tha se ishte e sigurtë për marrëdhënien e tyre, Lori Hoxha ka dy fjalë për Arbana Osmanin

Tha se ishte e sigurtë për marrëdhënien e tyre, Lori Hoxha ka dy fjalë për Arbana Osmanin

14:03, 04/12/2022
A+ Aa A-

U përfol gjatë në rrjet një krisje e marrëdhënies midis Arbana Osmanit dhe Lori Hoxhës.

Dyshimet nisën fillimisht nga rrjetet sociale, ku prej muajsh nuk kishte asnjë postim të përbashkët të tyre, për të vijuar me mungesën nëpër evente.

Mirëpo në një dalje të saj të fundit, moderatorja u shpreh se raporti i saj me pronaren e “Top Channel” nuk kishte nevojë për fjalë, prandaj kishte zgjedhur të mos reagonte.

Së fundmi ka qenë Lori në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj që ka thënë dy fjalë pë Arbanën.

Teksa një ndjekës/ndjekëse i ka kërkuar ta përshkruaj vetëm me dy fjalë Osmanin, ajo është shprehur: “Super punëtore.”

Image

“Thashethemet që qarkullojnë të influencojnë nëse janë të vërteta. Nëse unë kam një marrëdhënie për të cilën jam e sigurt, sepse e di se si e kam, nuk kam nevojë të bëj përgënjeshtrime. Në lidhje me komentimin që i është bërë marrëdhënies me Lorin nuk ka patur vend për diskutime dhe sqarime, sepse që në momentin që ka mbaruar “BBV1”, ajo më ka thënë që do të më ketë edhe në “BBV2”- tha Arbana e ftuar në “E Diell” për Lori Hoxhën.

Vlen të theksohet se është konfirmuar zyrtarisht në promon e “BBV”, tashmë të fshirë, se Arbana Osmani do të jetë moderatore e sezonit të dytë të programit.

Kur nuk kishte asnjë reagim konkret nga Arbana dhe Eduarti, apo nga Lori Hoxha, në rrjet qarkulluan hipoteza të ndryshme për krisjen e marrëdhënieve mes tyre.

Dy kryesoret janë: “Xhelozia” e Arbana Osmanit për vëmendjen që po merr së fundmi Bora Zemani dhe fakti që Arbana dhe Eduarti kanë pranuar ftesën për të bashkëpunuar me “RTSH-në” për “Festivalin e Këngës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco