Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Zbulohet e vërteta tronditëse, Meghan Markle është kërcënuar për vdekje në Londër

Zbulohet e vërteta tronditëse, Meghan Markle është kërcënuar për vdekje në Londër

11:19, 02/12/2022
A+ Aa A-

Meghan Markle ka pohuar gjithmonë se nuk ndihej e sigurt në Londër.

Princi Harry gjithashtu ka dëshmuar të jetë i mendimit se siguria e gruas së tij ishte në rrezik, këtë e konfirmon edhe Neil Basu, ish-kreu i njësisë kundër terrorizmit të Policisë Metropolitane, sipas të cilit, frika e tyre nuk ishte e pabazë.

"Nëse do t’i kishit parë gjërat që i ishin shkruar dhe që ajo mori, nuk do të kishte asnjë retorikë për të që e gjeni në internet… ajo ndihej gjithmonë nën kërcënim”, tha ai për Channel 4, duke folur për kërcënime të neveritshme.

Sipas tij Meghan Markle kishte arsye të forta për t’u ndjerë e frikësuar.

"Ne kishim ekipe që po hetonin dhe njerëzit u ndoqën penalisht për ato kërcënime. Është e neveritshme dhe është një problem real. Unë kam folur publikisht për shumë vite për kërcënimin e terrorizmit të ekstremit të djathtë në këtë vend”. Edhe Princi Harry ishte i shqetësuar për kërcënimet që kishte marrë gruaja e tij.

“Ata nuk do të ndalen derisa të vdesë”, duke krahasuar fatin që ai parashikoi për gruan e tij Meghan Markle me atë të nënës së tij, Lady Diana. Ndjenja e të qenit të pasigurt ishte një nga arsyet që i shtyu Dukët e Sussex të transferoheshin në SHBA dhe të fillonin një jetë të re në Los Anxhelos me fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet.

Frika i shoqëroi edhe në anën tjetër të botës. Kur mbërritën në Kaliforni, ata qëndruan për herë të parë në shtëpinë e Tyler Perry -t, sepse ai kishte siguri.

Pas këtyre zbulimeve të Neil Basu, kërkesat e Princit Harry dhe Meghan Markle për të garantuar gjithmonë truproja marrin një aspekt të ri. Duka nuk mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të gjyshit të tij Princit Filip.

“Ai nuk ndihet i sigurt”, thanë avokatët e tij, pasi u tha se nuk do të kishte më të njëjtën shkallë të mbrojtjes personale, pavarësisht se ofroi ta paguante vetë. Ajo që dukej si tekë ishte frika me baza të forta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco