Kanye West pezullohet nga Twitter pas deklaratave anormale për Hitlerin dhe nazizmin

Kanye West pezullohet nga Twitter pas deklaratave anormale për Hitlerin dhe nazizmin

08:22, 02/12/2022
A+ Aa A-

Kanye West është përjashtuar nga Twitter për komentet e tij thellësisht të diskutueshme për Hitlerin, njoftoi të enjten pronari i platformës së mediave sociale Elon Musk.

Reperi amerikan, i cili thuhet se ka probleme me shëndetin e tij mendor, ka rrëfyer admirimin e tij për Hitlerin dhe nazistët gjatë një interviste me një drejtues të emisionit radiofonik të ekstremit të djathtë.

“Jam lodhur nga etiketimet, çdo qenie njerëzore ka sjellë diçka me vlerë, veçanërisht Hitleri”, tha West. "Unë e dua Hitlerin."

Duke lajmëruar se profile i reperit do të pezullohej, Elon Musk tha se artisti fitues i shumë çmimeve kishte shkelur "rregullin e Twitter për të mos nxitur dhunën".

Llogaria e West ishte njëra prej disa llogarive të profilit të lartë në Twitter që u hapën sërish pasi miliarderi Musk e mori në zotërim këtë platformë në tetor.

West, i cili së fundmi shkaktoi një tjetër skandal duke shprehur komente antisemite, tha se ai kishte çrregullim bipolar.

Më herët gjatë vitit, ish-gruaja e tij Kim Kardashian u bëri thirrje fansave dhe publikut të gjerë që të tregonin "dhembshuri dhe ndjeshmëri ... që të mund ta kapërcenim këtë".

West që tani e quan veten Ye, mbajti një kapuç të zi që i mbulonte të gjithë fytyrën e tij gjatë intervistës të enjten.

Duke folur me Jones, një teoricien konspirativ i shquar që ka promovuar nacionalistët e bardhë, Ëest filloi të mbante një tirade rreth mëkatit, pornografisë dhe djallit.

"Unë shoh gjëra pozitive edhe për Hitlerin," tha ai. "Ky djalë... shpiku autostradat, shpiku mikrofonin që përdor unë si muzikant. Nuk mund të thuash publikisht se ky person ka bërë ndonjë gjë të mirë dhe unë jam ngopur me këtë”

Jones u përpoq t'i kundërvihej West, duke thënë se "nazistët ishin kriminelë dhe bënin gjëra shumë të këqija".

“Por ata bënë edhe gjëra të mira”, u përgjigj reperi. "Ne duhet të ndalojmë së fyeri nazistët gjatë gjithë kohës... Unë i dua nazistët."

Image

West është flakur tej nga shumë marka kryesore, që nga partia republikane amerikane që fshiu një postim në Twitter që dukej se e mbështeste reperin pas komenteve të tij, raporton Guardian.

Marka sportive Adidas i ndërpreu lidhjet me reperin në fund të tetorit për shkak të komenteve të konsideruara si antisemite.

Në fillim të tetorit, West shfaqi sloganin "Jetët e të bardhëve kanë rëndësi" gjatë një parade në Paris, duke rrëmbyer moton e lëvizjes anti-raciste "Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi".

Kjo solli një lumë kritikash në internet dhe nga shumë personalitete.

Në një deklaratë, Koalicioni Republikan Hebre e denoncoi Kanye West si një "kultist të poshtër dhe të neveritshëm që kishte në shënjestër komunitetin hebre me kërcënime dhe shpifje të ngjashme me nazistët".

"Konservatorët që bënë gabimin duke e toleruar Kanye West duhet ta kenë të qartë se ai është një i dëbuar," shtoi grupi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco