Princesha e Spanjës e dashuruar me ‘yllin’ 18-vjeçar

Princesha e Spanjës e dashuruar me ‘yllin’ 18-vjeçar

13:45, 01/12/2022
A+ Aa A-

Mesfushori i kombëtares spanjolle, Pablo Martin Pez Gavira, i njohur nga të gjithë si Gavi, ka magjepsur të gjithë në Botërorin që po zhvillohet në Katar.

Ai është një titullar i paprekshëm në skuadrën e trajnerit Luis Enrique, edhe pse është vetëm 18 vjeç.

Talenti i Barcelonës ka shumë admirues e njëra prej tyre vjen nga familja mbretërore spanjolle.

Siç konfirmojnë mediat spanjolle, princesha Leonor, vajza e mbretit Filipi VI, po ndjek me shumë vëmendje atë që po ndodh në Katar.

Ajo është një adoleshente (17 vjeçe) e apasionuar pas futbollit dhe tifoze e Barcelonës.

Mbi të gjitha duket se është e dashuruar me mesfushorin Gavi.

“Në shkollë ka një dosje të mbushur me foto të Gavi”, thonë shoqet e saj në mediat spanjolle.

Gjatë një takimi mes futbollistit dhe mbretit të Spanjës, mesfushori i bëri dhuratë një fanellë, që ishte paksa e vogël për të.

Pra, ndoshta dhurata nuk ishte për Mbretin, por për Leonor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco