Beatrix Ramosaj në gjendje jo të mirë shëndetësore: Është hera e parë që…

Beatrix Ramosaj në gjendje jo të mirë shëndetësore: Është hera e parë që…

11:33, 01/12/2022
A+ Aa A-

Megjithëse për historinë e saj të bujshme dhe për jetën private nuk prononcohet, këngëtarja Beatrix Ramosaj shpesh ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta dhe përditshmëria e saj.

Kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Me sa duket as këngëtarja nuk i ka shpëtuar virozave të kësaj periudhe.

“Jam zgjuar e sëmurë dhe më dhemb fyti. Gjithashtu ndihem shumë e lodhur dhe trupi im është i rëndë. Është hera e parë që sëmurem që prej një viti”- ka shkruar Beatrix në një status në “Twitter.”

Kujtojmë se Beatrix Ramosaj do ta rrëfejë të gjithë historinë e saj të vitit të fundit në një mënyrë shumë të veçantë.

Është përfolur shpesh pse Trixa nuk ka pranuar në gjithë këtë kohë të prononcohet në ndonjë emision mbi historinë e saj të bujshme që na ka shoqëruar përgjatë gjithë vitit, por mesa duket ajo ia ka lënë ekskluzivitetin emisionit të vëllait të saj Alban Ramosajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco